Policia e Kosovës arrestoi një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për mashtrim. Ai kishte telefonuar një grua më 16 tetor duke u prezantuar si toger policie dhe e kishte bindur të jepte 450 euro për blerje të supozuar peleti.

Burimi: Telegrafi