Protesta e studentëve është zhvendosur pasditen e kësaj të hëne përpara godinës së Kryeministrisë, ku të rinj nga fakultete të ndryshme janë mbledhur për të kundërshtuar qeverinë, në ditën e 21-të të revoltës.
Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar arrestimin e tyre — me sloganet “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “revolucion”. Studentët marshuan pranë disa fakulteteve, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve “Bojkotoni mësimin!”, ndërsa një pjesë e tyre i është rikthyer tashmë auditorëve pas përfundimit të bojkotit mësimor këtë të hënë.
Të pozicionuar në mes të bulevardit, përpara zyrës së kreut të qeverisë, studentët kanë vijuar protestën me slogane kundër Ramës dhe Policisë së Shtetit, mes tyre edhe thirrjen “Polici e krimit”. Më vonë, protestuesit iu përgjigjën me “Dorëheqje” ftesës së Ramës për dialog, duke vendosur mbishkrimin mbi stolin e gurtë para Kryeministrisë.




Leave a Reply