Ilyana Yotova u zgjodh presidente e Bullgarisë, duke u bërë gruaja e parë që merr këtë post në historinë e vendit. Politikania 62-vjeçare siguroi fitoren në zgjedhjet e së dielës, së bashku me kandidatin për zëvendëspresident, Valchev, duke marrë 57,58 për qind të votave.

Sipas rezultateve me 99,95 për qind të qendrave të votimit të numëruara, dyshja Yotova-Valchev mori rreth 1,1 milion vota, ndërsa rivalët e tyre, Andrei Gurov dhe Georgi Kantev, siguruan 39,47 për qind, ose rreth 749.500 vota. Procesi zgjedhor u karakterizua nga një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve.

Yotova është diplomuar në filologji bullgare në Universitetin e Sofjes dhe e nisi karrierën në gazetari, duke punuar për disa vite në Televizionin Kombëtar Bullgar. Nga viti 2007 deri në vitin 2017 ishte deputete në Parlamentin Evropian, ndërsa në vitin 2017 u zgjodh zëvendëspresidente e Bullgarisë, detyrë të cilën e mbajti për dy mandate.

Burimi: Top Channel