Mesditën e sotme, në orën 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Seanca do të shqyrtojë ankimin e saj lidhur me masën e sigurisë të caktuar ndaj saj, “arrest shtëpie”.
Kërkesën për ndryshimin e masës së sigurimit do ta shqyrtojë gjyqtari Florian Kalaja. Hyseni është në hetim nga SPAK për dy vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor dhe shtetëror dhe përkrahje të autorit në kërkim. Ajo është pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë.
Në të njëjtën çështje, dy të tjerë janë nën masën “arrest me burg”, konkretisht Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani.
Burimi: Top Channel



