Një grua 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj. Rasti u raportua të enjten në mbrëmje, më 9 tetor, në SPB-në e Tetovës.

Sipas denoncimit, M.Z. (38) po atë ditë ishte për vizitë te nëna e saj në fshatin Bërvenicë, kur pas një zënke paraprake verbale u sulmua fizikisht nga motra e saj N.N.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Burimi: MPB.