Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (RIK) ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përsëriten të dielën, më 1 nëntor, në 53 vendvotime, ku rezultati nuk mund të përcaktohej ose vota u anulua.
Kryetari i RIK-ut, Vladimir Dimitrijeviç, njoftoi se në 31 vendvotime rezultati nuk u përcaktua, ndërsa në 22 të tjera vota u anulua. Për përsëritjen do të shtypen 24.438 fletë votimi.
Vendvotimet ku rezultati nuk u përcaktua ndodhen, ndër të tjera, në Aleksinac, Baçka Topola, Bojnik, Vladiçin Han, Inxhija, Koceleva, Kula, Kurshumli, Majdanpek, Çupri, Suboticë dhe Shid, ndërsa votat e anuluara janë në Aleksinac, Babushnicë, Baçka Topola, Zemun, Krushevc, Kurshumli, Loznicë, Lig, Novi Pazar, Petrovac na Mlavi, Pirot, Pozharevc, Prokuplë, Trstenik dhe Çupri.
Burimi: Vijesti



