Ka përshkallëzuar sërish situata në ditën e pestë të protestës së dhunshme në Tiranë: protestuesit i kanë vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike, duke e shtrirë edhe më tej perimetrin e përplasjeve përtej bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Ministrisë së Arsimit.
Gazetarja e Top Channel, Kristi Gondo, raportoi për emisionin “Shqipëria Live” se përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë, ndërsa sipas saj policia ka përdorur sërish plumbat e gomës për shpërndarjen e turmës.
Zjarri te Autoriteti i Sigurisë Kibernetike vjen pas një pasditeje përplasjesh të ashpra në kryeqytet, ku protestuesit dogjën automjete në bulevard dhe u përleshën me forcat e rendit me gurë, molotovë e fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj blu.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply