Të paktën 13 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus me dron në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit Dnipro në Ukrainë, njoftojnë autoritetet ukrainase.
Sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave, një dron me motor reaktiv goditi platformën ku ndodhej treni nr. 866 Dnipro–Zaporizhzhia, që po përgatitej të nisej. Guvernatori rajonal Oleksandr Ganza njoftoi për të paktën 13 të vrarë dhe 5 të plagosur, ndërsa presidenti Volodymyr Zelenskyy foli për 10 të plagosur dhe e cilësoi sulmin “të tmerrshëm”, duke kërkuar sanksione të reja e më të forta ndaj Moskës. Kompania hekurudhore bëri të ditur se kishte paralajmëruar për rrezik të shtuar, por në platformë ndodheshin njerëz në momentin e goditjes.




Leave a Reply