Disa deputetë të Partisë Demokratike u paraqitën në seancën e sotme plenare me njërin sy të fashuar, në shenjë solidariteti me 28-vjeçarin Erion Vishkulli, i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.
Mes tyre ishin Saimir Korreshi, Gjin Gjoni dhe Xhelal Mziu, të cilët mbanin edhe foto të protestuesve në duar. Veprimi erdhi gjatë seancës kaotike të së enjtes, ku opozita protestoi në mbështetje të studentëve dhe kundër dhunës policore në protesta.




Leave a Reply