Me përfundimin e seancës plenare, protesta u zhvendos nga Kuvendi: policia hoqi gardhin metalik të vendosur para institucionit, ndërsa protestuesit nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Në ditën e 17-të të protestës studentore, një grup i vogël protestuesish u mblodh para godinës së Ministrisë në Rrugën e Durrësit, ku situata paraqitet e qetë dhe me pak forca policie. Studentët kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë refuzuar ftesën e tij për dialog.