TIRANË — Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) i kanë sekuestruar celularin Ermal Gjinajt, bashkëshortit të deputetes socialiste dhe ish-ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sipas raportimeve, sekuestrimi u krye në kuadër të hetimit të prokurores së posaçme Dorina Bejko mbi kontratën konçesionare të sterilizimit. Manastirliu ishte paraqitur në SPAK para dy vitesh për të njëjtën dosje hetimore.

Lajmi u konfirmua mëngjesin e sotëm nga gazetarja Klodiana Lala.

Burimi: Top Channel