Trajnerja e kombëtares së femrave të Shteteve të Bashkuara, Emma Hayes, tha të premten se do të duhet një përpjekje kolektive në të dyja anët e fushës për të mposhtur Spanjën, ekipin numër një në botë dhe kampione në fuqi e Botërorit, në dy miqësoret shumë të pritura të ditëve në vijim.
Spanja është ekipi më i renditur në botë dhe kampione e Botërorit; femrat e SHBA-së janë të dytat në renditjen e FIFA-s dhe kampione olimpike në fuqi.
Dy ekipet do të luajnë të shtunën në Audi Field në Washington D.C. dhe të martën në Chester, Pennsylvania.
“Mendoj se ka të bëjë me lojën e ekipit, më shumë sesas me lojën individuale,” u tha Hayes gazetarëve të premten. “Për t’u mbrojtur mirë kundër tyre, duhet ta bësh mirë si kolektiv. Për të sulmuar mirë kundër tyre, duhet ta bësh mirë si kolektiv.”
Hayes e cilësoi ndeshjen kundër Spanjës si “thelbësore” për përgatitjet për Botërorin 2027, për të cilin SHBA-ja duhet ende të kualifikohet muajin e ardhshëm; Spanja tashmë është kualifikuar. Dy ndeshjet vijnë në pushimin e parë ndërkombëtar të FIFA-s pas katër muajsh.
Burimi: ESPN




Leave a Reply