Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar që policia të ndalë përgjigjen me fishekë gome ndaj protestuesve.
Bardhi kërkon hetim për çdo urdhër e veprim të paligjshëm dhe përgjegjësi personale e ligjore për përgjegjësit. Ai bën thirrje që studentët të dëgjohen e respektohen, si dhe të trajtohen kërkesat e tyre.
“Përdorimi i plumbave të gomës kundër studentëve vë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë e tyre. Ndaleni menjëherë këtë dhunë! Çdo urdhër dhe çdo veprim i paligjshëm duhet të hetohet, dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi personale e ligjore”, thuhet në reagimin e tij.
“Përdorimi i forcës dhe i armëve kundër të rinjve që ngrejnë zërin ka kaluar çdo kufi të pranueshëm. Studentët nuk heshten me plumba dhe nuk mposhten me dhunë. Zëri i tyre duhet dëgjuar, të drejtat e tyre duhen respektuar dhe kërkesat e tyre duhen trajtuar me përgjegjësi.”
“Ndalni dhunën. Respektoni studentët. Asnjë pushtet i korruptuar nuk është mbi të drejtat dhe jetën e qytetarëve!”
Burimi: Report TV




Leave a Reply