Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për rastet e dyshuara të shkeljeve ligjore nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestave të dhunshme në Tiranë dhe qytete të tjera. AMP njofton se ka qenë e pranishme në terren dhe po analizon edhe pamjet filmike të publikuara në media dhe rrjetet sociale, për të përcaktuar përgjegjësitë.
6 efektivë dhe një shef Rendi janë pezulluar deri më tani pas dyshimeve se kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Katër policë dhe shefi i Rendit në Komisariatin Nr. 1 u pezulluan nga detyra më 13 tetor, pasi në rrjet qarkulluan me shpejtësi pamje kur efektivët mbanin nga gjymtyrët një 19-vjeçar me këmbë të thyer. Ndërsa dy efektivë të tjerë u pezulluan në protestën e 16 tetorit, pasi sulmuan një protestues që dallohej duke qëndruar në këmbë në Rrugën e Durrësit në momentin kur polici e sulmon.
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në një mesazh drejtuar bluve tha se përdorimi i forcës nga policia duhet të jetë proporcional dhe se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. AMP thotë se për rastet ku dyshohet se janë konsumuar vepra penale, hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur edhe një grup të posaçëm për të verifikuar veprimet e efektivëve gjatë protestave.
Burimi: Report TV (shqiptarja.com) / AMP




Leave a Reply