Nëntë protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) gjatë ditës së sotme, sipas përditësimit të orës 17:00 mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga protesta e dhunshme. Nga të paraqiturit, një është shtruar në spital, ndërsa tre kanë marrë mjekim dhe kanë lënë spitalin.

Në SUT janë paraqitur gjithashtu katër efektivë policie, nga të cilët dy kanë marrë mjekim dhe kanë lënë spitalin. Po ashtu është paraqitur edhe një kalimtar i lënduar.

Nga ana tjetër, në QSUT “Nënë Tereza” është paraqitur një efektiv policie, i cili po ekzaminohet dhe është në gjendje shëndetësore stabël.

Bilanci i ditës së pestë vjen pas katër ditësh përplasjesh të dhunshme në Tiranë dhe disa qytete të vendit, ku sipas bilancit zyrtar të Policisë së Shtetit numri i të lënduarve në periudhën 13–16 tetor arriti në 207 persona.

Burimi: Top Channel