Një grua 54-vjeçare ka denoncuar se djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga bashkëmoshatarët në shkollë.
Denoncimi u bë të enjten pasdite në SPB-në e Shkupit. Sipas nënës, ngjarja kishte ndodhur më 8 tetor në një shkollë fillore në zonën e Karposhit, ku djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë të klasës.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Burimi: MPB.




Leave a Reply