Më 10 tetor, rreth orës 09:40, në Pikën Kufitare Bogorodicë, në dalje të vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria M.K.M.A., 32 vjeç nga Jordania.

Gjatë kontrollit kufitar u konstatua se leja holandeze e qëndrimit që ai kishte paraqitur ishte e falsifikuar.

Personi është mbajtur në Stacionin Policor të Gjevgjelisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: MPB