Në Kërçovë është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij L. Gj., 66 vjeç, pasi vajza e tij, A.J., 32 vjeç nga Manastiri, kishte denoncuar në Njësinë Policore të Brendshme të Kërçovës se prej disa ditësh nuk kishte mundur të kontaktonte me të.
Nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë gjetur personin pa shenja jete. Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi për të zbardhur rrethanat e vdekjes.
Burimi: MPB




Leave a Reply