Mbrëmjen e 11 tetorit, rreth orës 01:10, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një banor 38-vjeçar të atij fshati.

Pas një denoncimi paraprak, ai dyshohet se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 28-vjeçare.

Personi është mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa prokurori publik është njoftuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Burimi: MPB