Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në mëngjes, më 9 tetor, në bulevardin “Goce Dellçev” në Prilep. Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Prilepit dhe një moped, po ashtu me targa të Prilepit.

Sipas MPB-së, automjetin e drejtonte K.SH. (72) nga Prilepi, ndërsa mopedin një i mitur 16-vjeçar nga fshati Alinc, rrethinë e Prilepit. Pas përplasjes, i mituri është transportuar në Spitalin e Qytetit në Prilep, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Ekipi i NJPB-së së Prilepit ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Burimi: MPB.