Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 30 vjet burgim A.G. për vrasjen në Prizren në shtator të vitit 2023. Sipas njoftimit të gjykatës, A.G. ka vrarë me kallashnikov B.M., i cili ishte me familjen, duke e goditur fillimisht në trup e më pas me plumb në kokë.
Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa palët do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar brenda afatit ligjor.
A.G. është dënuar edhe për dy vepra të tjera penale lidhur me ngjarjen, për armëmbajtje pa leje si dhe për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.
Burimi: Koha



