Autoritetet spanjolle vijojnë përpjekjet për identifikimin e 69 viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor, ndërsa në operacion janë angazhuar më shumë se 900 persona nga departamente të ndryshme të specializuara, përfshirë Guardia Civil. Familjarëve me të afërm të zhdukur u është bërë thirrje të paraqiten në qendrat e posaçme dhe të japin mostra të ADN-së.

Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle, Domenec Ruiz Devesa, bëri thirrje për përgjegjësi dhe transparencë, duke theksuar se hetimi duhet të përcaktojë shkakun përfundimtar. Sipas hipotezës kryesore paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar fillimisht nga një defekt në sistemin elektronik dhe më pas nga një gabim njerëzor.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se në zonën e prekur janë ngritur qendra asistence për familjarët e viktimave, me mbështetje psikologjike për familjarët dhe të mbijetuarit. Presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano Garcia-Page, e cilësoi ngjarjen “tragjedi njerëzore”, duke thënë se ende nuk janë gjetur të gjitha trupat dhe se ka persona që vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.

Burimi: Top Channel