Koalicioni VLEN vlerëson se të dhënat për pagën minimale në Maqedoninë e Veriut tregojnë dallime të qarta mes politikave të pagave në periudhën 2016–2018 dhe asaj 2024–2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, paga minimale neto nga 22.567 denarë në vitin 2024 është rritur në 24.379 denarë në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 arrin në 26.046 denarë — një rritje totale prej 3.479 denarësh.
Në krahasim, gjatë periudhën 2016–2018 paga minimale ishte rritur nga 10.080 në 12.165 denarë, ose për 2.085 denarë. Sipas VLEN-it, rritja nominale në dy vitet e para të mandatit aktual është rreth 67% më e lartë, përkatësisht 1.394 denarë më shumë, dhe thekson se rritja e të ardhurave të punëtorëve duhet të përkthehet në përmirësim konkret të standardit jetësor.
Burimi: Zhurnal.mk



