Kuvendi i Kosovës mban sot, të enjten, seancë plenare, duke filluar nga ora 12:00. Në rendin e ditës janë paraparë, ndër të tjera, shqyrtimi i parë i tri projektligjeve që lidhen me menaxhimin e emergjencave, regjistrimin e bujqësisë dhe inspektoratin e bujqësisë, sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe pylltarisë.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe miratimin e fushëveprimit të komisioneve për Legjislaturën XI. Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm për auditimin vjetor të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025. Seanca nis me miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Burimi: Zhurnal