Max Verstappen ka triumfuar në Çmimin e Madh të Singaporit, duke mbyllur një fundjavë perfekte në pistën e Marina Bay.
Piloti holandez i Red Bull, i cili kishte siguruar edhe pole position-in dhe fitoren në garën Sprint, kaloi i pari vijën e finishit të dielën.
Në podium u ngjitën Charles Leclerc me Ferrari në vendin e dytë dhe Andrea Kimi Antonelli me Mercedes në të tretin.
Për Verstappen kjo ishte fitorja e parë në karrierë në Singapor dhe e dyta brenda tetë ditësh në këtë sezon të Formula 1.




Leave a Reply