Një person ka vdekur më 24 tetor në Mjekimin Intensiv të QKUK-së, si pasojë e plagëve nga një aksident trafiku më 4 tetor në rrugën Nëna Terezë në Fushë-Kosovë. Sipas raportit të Policisë, viktima nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht trajtimit.
Me urdhër të prokurorit, trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti u iniciua si aksident trafiku me fatalitet.
Burimi: KOHA.net



