Protesta e sotme studentore në Tiranë, e 19-ta me radhë, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare — BBC dhe France 24 i kanë kushtuar raportim zhvillimeve të fundit.
BBC shkruan se demonstruesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me autobotë uji në përpjekje për të shpërndarë turmën. Media britanike thekson se këto nuk janë ngjarje të izoluara, por pjesë e një vale protestash që vijojnë prej javësh, të organizuara nga studentët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
France 24 shkruan se në kryeqytetin shqiptar “kanë shpërthyer protesta të reja antiqeveritare, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama”. Sipas medias franceze, demonstrata filloi paqësisht nën shi jashtë Ministrisë së Arsimit, para se dhjetëra të rinj të fillonin të hidhnin gurë e bomba zjarri ndaj policisë dhe t’u vinin flakën kazanëve të mbeturinave. France 24 rikujton se qeveria të mërkurën përshkallëzoi masat kundër protestave, me gjoba deri në 5,500 euro për pjesëmarrësit e dhunshëm.




Leave a Reply