Telekom Maqedoni ka prezantuar rrjetin e avancuar të internetit 5G+, në vigjilje të 30-vjetorit të kompanisë, duke hapur sipas drejtuesve të saj një kapitull të ri teknologjik për vendin.
Drejtori ekzekutiv Goran Markoviç tha se rrjeti i parë në Maqedoni ishte vendosur para 30 vitesh me linjën “ALO”, ndërsa sot kompania arrin te 5G+. Ai theksoi se investimi në rrjet është investim në mundësitë për njerëzit, në konkurrencën mes vendeve dhe në zhvillimin digjital.
Sipas kompanisë, roli i saj nuk përfundon me sigurimin e lidhjeve, por me shërbime që u shërbejnë shfrytëzuesve dhe shoqërisë, ndërsa 5G+ pritet të sjellë shpejtësi dhe kapacitete më të mëdha për përdoruesit dhe industrinë.
Burimi: Alsat



