Policia ka përdorur edhe plumba gome, në një rast, kur protestuesit po sulmonin me breshëri gurësh ndaj efektivëve, raporton Report TV.

Episodi vjen në kulmin e përshkallëzimit të protestës së ditës së pestë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku më herët gjatë ditës u raportua për hedhje molotovësh e gurësh nga protestuesit dhe kundërpërgjigje të policisë me autobotë uji e gaz lotsjellës.

Ky raportim vjen pas pretendimeve të protestuesve për përdorim plumbash gome, të cilat policia i kishte cilësuar si mjete “shpërqëndrues”.

Burimi: Report TV