Një shtetas 38-vjeçar i Shqipërisë u arrestua në rajonin e Prilepit pasi u kap duke shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur.
Ngjarja ndodhi më 23 tetor 2026, rreth orës 14:20, në vendin e quajtur “Kolivadi”, në territorin e fshatit Zhitoshë të Prilepit. Policia e kapi në momentin kur po i vinte zjarrin barit të thatë, ndërsa zjarri u shua nga zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Prilepit.
Rasti iu raportua edhe prokurorit publik, dhe personi u dorëzua në Stacionin Policor të Prilepit. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tij pritet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, për veprën “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Burimi: Radio Jehona — https://radiojehona.mk/?p=51996



