Një 18-vjeçar nga Delçeva ka dhënë një shembull të rrallë ndershmërie qytetare, pasi dokumentet personale dhe një shumë të konsiderueshme parash që gjeti në rrugë i dorëzoi në polici, në vend që t’i mbante për vete.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, i riu gjeti në bulevardin “Makedonija” një dokument udhëtimi dhe një kartë identiteti që i përkisnin një banori tjetër të qytetit, bashkë me 114.000 denarë dhe rreth 2.000 euro. Ai u paraqit në stacionin policor dhe i dorëzoi të gjitha sendet e gjetura.
Ministria e lavdëroi veprimin, duke e cilësuar si shembull pozitiv ndershmërie dhe përgjegjësie, veçanërisht te të rinjtë, dhe si nxitje për besimin e ndërsjellë në komunitet.
Burimi: Republika English — Delchevo: young man returned several thousand euros he found on the street



