Shtetasit e Serbisë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe u regjistruan me kohë për të votuar, votuan sot në Ambasadën e Serbisë në Shkup dhe në zyrën e konsullit të nderit në Kumanovë. Votimi u zhvillua nga ora 07:00 deri në 20:00.

Votat e tyre janë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, ku zgjidhen 250 deputetë. Jashtë Serbisë u regjistruan gjithsej 102.147 votues, në 93 vendvotime në 37 shtete.

Burimi: Portalb