Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, theksoi se mandati aktual i Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohet, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të vendit, respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe parimet e sundimit të ligjit.
Deklarata u bë në konferencën për media pas dorëzimit të Raportit të Progresit për Kosovën. Qëndrimi vjen pas nismës së Partisë Demokratike të Kosovës, më 21 shtator, për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale — nismë e ndërmarrë pas dënimit në shkallë të parë të ish-krerëve të UÇK-së, më 16 shtator, me gjithsej 81 vjet burgim.
Nisma synon rishikimin e mandatit dhe kompetencave të Speciales, kufizimin e dënimeve deri në 15 vjet dhe mundësinë e vuajtjes së tyre në Kosovë. Ligji u miratua në Kuvend, por presidentja e ktheu për rishqyrtim, dhe çështja mbetet në procedurë parlamentare.
Burimi: OraNews



