Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lexuar sot pretencën për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, duke kërkuar në total 302 vite burg për personat e përfshirë në këtë proces. Ata akuzohen për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Dënimet më të larta, nga 35 vite burg, u kërkuan për Henrik Hoxhën dhe Petrit Qolin. Për tre të penduarit e drejtësisë u kërkua dënim më i lehtë: Nuredin Dumani 10 vite burg, Erjon Alibej 15 vite dhe Skerdi Tase 13 vite.
Pretenca e plotë e SPAK-ut për 15 të pandehurit:
- Nuredin Dumani – 10 vite burg
- Henrik Hoxha – 35 vite burg
- Skerdi Tase – 13 vite burg
- Erion Alibej – 15 vite burg
- Besian Xhixha – 25 vite burg
- Enver Diva – 25 vite burg
- Asllan Plau – 20 vite burg
- Adrian Uzuni – 15 vite burg
- Gentian Sharra – 9 vite burg
- Agron Qoli – 20 vite burg
- Petrit Qoli – 35 vite burg
- Fatos Gosa – 20 vite burg
- Xhulian Hoxha – 20 vite burg
- Albert Pashaj – 15 vite burg
- Altin Ndoci – 25 vite burg
Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua nga SPAK në mars të vitit 2022, pas arrestimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Nga hetimet u zbardhën 18 ngjarje kriminale, mes tyre vrasja e Emiljano Ramazanit, ekzekutimi i vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës, si dhe vrasjet e Fatmira Dedjes dhe Bujar Çelës në Elbasan. Krimet janë kryer gjatë periudhës 2011–2022.
Këto janë kërkesat e prokurorisë në përfundim të shqyrtimit të çështjes — vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata.




Leave a Reply