Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar zhvillimet pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet në Serbi dhe ndikimin që mund të ketë formimi i qeverisë së re në marrëdhëniet me Kosovën.

Sipas Selimit, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në përbërjen e institucioneve serbe, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës. Përbërja e qeverisë mbetet ende e paqartë, ndërsa në kabinet mund të përfshihen teknokratë, ekspertë të politikës së jashtme dhe figura më të pranueshme për Perëndimin, kurse kandidati për president mund të vijë nga spektri nacionalist.

Selimi vlerësoi se dialogu me Kosovën nuk duket të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme. Një nga çështjet që pritet të vërë në provë raportet me Kosovën është ajo e Milan Radoiçiçit dhe përgjegjësisë së tij lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë.

Burimi: Gazeta Express