Në Herceg Novi të Malit të Zi u mbajt Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, me fokus inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, identitetin elektronik dhe ekonominë digjitale. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal kërkoi që premtimet politike të përkthehen në veprime konkrete me përgjegjësi dhe afate të përcaktuara. Samiti, i organizuar nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi me RCC-në dhe BE-në, synon që gjashtë ekonomitë digjitale të rajonit të mos mbeten ishuj të izoluar, por të funksionojnë si një treg i vetëm rajonal.

Burimi: Skyweb