Protestat e të rinjve në Shqipëri kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare: gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka përfshirë demonstratat shqiptare në një panoramë më të gjerë të protestave të Gjeneratës Z që kanë përfshirë Europën.

Sipas raportimit, në Shqipëri protestuesit kanë dalë në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë dhe akuzave për korrupsion. Tubimi u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit, ku u hodhën gurë dhe bomba molotov, ndërsa u dogjën edhe kosha mbeturinash.

“The Guardian” e vendos Shqipërinë në të njëjtën panoramë me Francën, Gjermaninë, Zvicrën dhe Portugalinë, ku mijëra të rinj kanë protestuar për çështje që lidhen me arsimin, kostot e jetesës dhe të ardhmen e tyre.