Tronditje dy ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: kongresmenia demokrate Haley Stevens mbështeti publikisht kandidatin republikan Mike Rogers për Senatin në Michigan, duke thyer radhët me partinë e saj.
Stevens, e cila humbi primaret demokrate ndaj Abdul El-Sayed në gusht, u shfaq të dielën krah Rogers në shërbesën e kishës Perfecting në Detroit dhe njoftoi mbështetjen. Në një video ajo tha se El-Sayed i kishte thënë se “nuk ishte më e mirëpritur” në fushatën e tij — dhe prandaj po mbështet Rogersin.
Vendimi tronditi edhe stafin e saj: shefi i kabinetit Justin German dhe “shumë anëtarë” të ekipit dhanë dorëheqjen të dielën, duke u shprehur “të shokuar dhe me zemër të thyer”. Detroit Free Press raporton se më shumë se gjysma e stafit të zyrës së saj kongresionale u largua në shenjë proteste.
Reagimet ishin të ashpra: udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer e quajti “tradhti të neveritshme”, ndërsa senatori në largim Gary Peters — vendi i të cilit po kontestohet — u shpreh “jashtëzakonisht i zhgënjyer”. Gara për vendin e Peters mund të vendosë se cila parti kontrollon Senatin pas të martës.




Leave a Reply