Rrjedhja e gazit nga një bombol që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” në Fier. Ngjarja ndodhi në apartamentin ku jetonte një çift të moshuarish.

Pas konstatimit të rrezikut, banorët njoftuan shërbimin zjarrfikës, i cili mbërriti në vendngjarje dhe ndërhyri për largimin e bombolës nga banesa. Falë ndërhyrjes së shpejtë, u shmang një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Të moshuarit u larguan nga apartamenti për arsye sigurie dhe nuk u raportuan pasoja.

Burimi: Top Channel