Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në shtator arriti në 4,94 për qind, me rritje prej 0,24 pikë përqindjeje krahasuar me gushtin, sipas të dhënave të Bankës Popullore. Te kompanitë norma u rrit në 5,05 për qind, ndërsa te familjet në 4,77 për qind.
Norma mesatare për të gjitha kreditë mbeti në 4,68 për qind, ndërsa interesi për depozitat e reja ra në 2,70 për qind. Dallimi mes kostos së huamarrjes dhe fitimit nga kursimet arrin 2,24 pikë përqindjeje.
Vetëm në muajin shtator kreditë e qytetarëve arritën rreth 4,93 miliardë euro, ndërsa depozitat ishin mbi 2 miliardë euro më të larta.
Burimi: Zhurnal.mk



