Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimin e mënyrës së mbledhjes së taksës së qarkullimit. Taksa do të hiqet nga çmimi i naftës, çka sipas Ramës e ul automatikisht çmimin me 32 lekë në pompë.
Në vend të kësaj, taksa do të vendoset mbi automjetin dhe do të mblidhet përmes sistemit të transportit rrugor. Rama paralajmëroi gjithashtu një taksë qarkullimi, sipas modelit evropian, për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri.
Njoftimi u bë në një konferencë për mediat të mërkurën, më 28 tetor.
Burimi: Euronews Albania



