Princ Leka ka reaguar lidhur me protestat në vend, duke shprehur mbështetjen e Oborrit Mbretëror për studentët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për të protestuar.

Me anë të një deklarate publike, Oborri Mbretëror shprehet i shqetësuar për raportimet mbi aktet e dhunës dhe denoncimet për keqtrajtimin e të rinjve dhe të miturve, si gjatë shoqërimit nga policia, ashtu edhe në komisariate. Sipas deklaratës, institucionet përgjegjëse duhet të hetojnë rastet e denoncuara dhe të sigurojnë që çdo person që ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi.

Oborri Mbretëror bën thirrje për qetësi, dialog dhe respektim të të drejtave themelore, duke theksuar se protesta paqësore duhet të shoqërohet edhe me përgjegjësi — dhuna dhe dëmtimi i pronës private janë të papranueshme dhe cenojnë legjitimitetin e çdo kauze të drejtë.

Burimi: TV21.tv / mapo.al / Balkanweb