Shoqata ProEksport Albania kundërshton modelin e krijimit dhe funksionimit të ndërmarrjes Guna Tactical, duke ngritur shqetësime për favorizimin e saj në furnizimet shtetërore me uniforma ushtarake dhe për përjashtimin e mundshëm të prodhuesve privatë shqiptarë nga konkurrenca. Në një komunikatë për mediat, datë 30 tetor 2026, shoqata kundërshton VKM-në nr. 291, datë 28 maj 2025, që parashikon krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët mes KAYO sh.a. dhe sektorit privat, si dhe mundësinë e furnizimit të Forcave të Armatosura përmes saj.

ProEksport Albania thekson se industria shqiptare e konfeksioneve ka kapacitete dhe përvojë në prodhimin e uniformave për vendet anëtare të NATO-s, ndaj e konsideron paradoksale që kompanitë vendase të rrezikojnë të përjashtohen nga konkurrimi për furnizimin e institucioneve shqiptare.

Shoqata i kërkon Qeverisë shfuqizimin e VKM-së ose ndryshimin e mekanizmit të kontraktimit, ose rikthimin e tenderave të hapur për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera, si dhe transparencë për anulimin e procedurave të prokurimit dhe kontratat e mundshme të dhëna drejtpërdrejt Guna Tactical.

Burimi: Top Channel