Për shumë persona me aftësi të kufizuara, shkuarja te mjeku, në bankë apo në ndonjë institucion publik nuk është një veprimtari e zakonshme e përditshme, por një sfidë që shpesh kërkon ndihmën e një personi tjetër. Sipas të dhënave të prezantuara në kuadër të një iniciative për qasshmërinë, 43 për qind e institucioneve publike nuk kanë tualete të qasshme.
Në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 94 mijë persona me ndonjë formë të aftësisë së kufizuar, më shumë se 2.000 persona me dëmtim të shikimit dhe mbi 6.000 me dëmtim të dëgjimit. Roza Mojsovska nga Strumica thotë se shumë persona që jetojnë në karrocë invalidore përballen me të njëjtat vështirësi.
Asistentët personalë, të cilët në disa qytete sigurohen nga organizatat joqeveritare dhe Kryqi i Kuq, u ndihmojnë personave me aftësi të kufizuara që jetojnë vetëm. Mesazhi i iniciativës është se qasshmëria nuk është privilegj, por një e drejtë themelore njerëzore dhe qytetare.
Burimi: Zhurnal.mk



