Qeveria shqiptare propozon me paketën fiskale 2027 që TVSH-ja për produktet ushqimore bazë të ulet nga 20% në 6%. Në listë përfshihen buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnja.
Krahas lehtësimit për shportën ushqimore, projektligji parashikon rritjen e normës së reduktuar për sektorin e turizmit nga 6% në 10%, si dhe rritjen e normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%.
Sipas relacionit, rritja e normës standarde synon të balancojë efektin negativ në të ardhurat buxhetore nga ulja për ushqimet, duke siguruar bazë të qëndrueshme të ardhurash për shërbimet publike dhe investimet. Efekti i përgjithshëm financiar i paketës vlerësohet negativ, rreth 1,6 miliardë lekë.
Burimi: Shqiptarja.com



