Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se Maqedonia e Veriut do të jetë ndër shtetet e para ku teknologjia Starlink do të përdoret drejtpërdrejt. Sipas tij, operatori i tretë celular do ta përdorë rrjetin Starlink.

Nikolloski tha se çmimet pritet të jenë shumë më të ulëta se ato të dy operatorëve ekzistues, ndërsa Shkupi është qyteti i zgjedhur për mbulimin e parë sipas koncesionit.

Burimi: Zhurnal