Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Armend Muja, ka thënë se subvencionet dhe grantet për kulturat bujqësore të dëmtuara nga vërshimet e këtij viti do të hapen para fundit të vitit.

Sipas tij, komunat, përfshirë edhe Istogun, i kanë bërë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe i kanë dërguar ato në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, hap ky që i paraprin hapjes së mbështetjes financiare për fermerët e prekur.

Burimi: KOHA.net