Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Erërat më të forta priten përgjatë luginës së Vardarit, ku shpejtësia herë pas here do të tejkalojë 60 kilometra në orë.

Temperaturat e mëngjesit lëvizin nga minus 2 gradë në Mavrovë deri në 10 gradë në Gjevgjeli, ndërsa ato maksimale gjatë ditës arrijnë nga 6 deri në 18 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, me temperaturë minimale 3 gradë dhe maksimale 14 gradë.

Të enjten pritet mot i ngjashëm, me kushte për mjegull në mëngjes në disa lugina, ndërsa të premten, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, priten vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme lokale shiu.

Burimi: Zhurnal.mk