Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, paralajmëroi se korniza negociuese me BE-në nuk garanton që gjuha maqedonase do të bëhet gjuhë zyrtare e Unionit, pasi kjo kërkon vendim unanim të Këshillit. Sipas tij, duke pasur parasysh deklaratën bullgare të vitit 2022 që nuk e njeh gjuhën maqedonase, Bullgaria mund ta bllokojë me veto përfshirjen e saj në të ardhmen. Ai akuzoi LSDM-në dhe Venko Filipçen për krijimin e një ndjenje të rreme sigurie te publiku, si dhe qeveritë e mëparshme LSDM–BDI për marrëveshjet e vitit 2017 dhe 2022 me Bullgarinë.
Burimi: TetovaSot




Leave a Reply