Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar për provokime të mundshme dhe përpjekje për të përfshirë vendin në problemet e fqinjëve, duke theksuar se ai nuk do të bie në “kurthin e shërbimeve të ndryshme”.
Në fjalimin me rastin e 23 Tetorit, ai akuzoi Bullgarinë se po e përdor anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të bllokuar rrugën evropiane të Shkupit, ndërsa la të kuptohet se edhe pjesë të opozitës mund të përfshihen në skenarë të tillë, pa dhënë emra apo prova konkrete.
Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e tensioneve etnike, duke theksuar se Maqedonia e Veriut nuk duhet të heqë dorë nga integrimi evropian.
Burimi: GazetaMax



